Deputeti i kuvendit të Kosovës Milaim Zeka është ndier i turpëruar që është deputet për shkak të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi nga mësuesi dhe polici.
Ai ka thënë se ka shumë raste të pedofilizimit në vendet tjera por nuk mblidhet kuvendi që të debaton për një gjë të tillë.
“Po me vjen turp që jam deputet i këtij kuvendi” tha Zeka.
Tutje tha Imagjinoni sa rastet e pedofilizmit zbulohen ne Zvicër e Gjermani e vende tjera.
“Ja ka qit faqen e zeze Kosovës, ja ka qit faqen e zeze Policisë”.
Ai ka thënë se është dashur të bisedohet për mekanizmat që duhet të merren me këtë rast.
“Une në këtë vend po e shoh që mungon vullneti me bo spastrimin brenda institucioneve tona”.
Në fund Zeka lavdëroi punën e policisë së Kosovës duke thënë që është model në ballkan, raporton Arbresh.info.
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Dalin pamjet e para nga operacioni në Venezuelë: Helikopterë...
Kapja e Maduros nga SHBA, reagon Rusia: Akt agresioni, merit...
Sekretari Rubio: Maduro s’është president, ai është kreu i o...
Ish-ambasadori kosovar tregon se çfarë mund të përfitojë Kos...
Sulmi në Venezuelë, Kallas bën thirrje për përmbajtje: BE po...