
U.S. President-elect Donald Trump speaks to diplomats at the Presidential Inaugural Committee (PIC) Chairman's Global Dinner in Washington, U.S. January 17, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst
Zëdhënësi i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump tha se do të ketë një njoftim zyrtar nëse Shtetet e Bashkuara do të zhvendosin Ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.
“Do të njoftoni, rrini gati”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, transmeton arbresh.info.
Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump është zotuar se do të zhvendos Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nga Tel Aviv në Jerusalem.
Propozimi ka nxitur një protestë nga ana e palestinezëve të cilët thanë se ‘ky veprim do të vret çdo perspektivë për paqe’.
Palestinezët e shohin Jerusalemin lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm dhe statusi i qytetit është një nga çështjet më të ndjeshme në kontestin mes Izraelit dhe Palestinës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera nuk e shohin Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.
“Presidenti (Trump) e ka bërë shumë të qartë se Izraeli do të marrë vëmendjen që meriton dhe respektin e humbur gjatë tetë viteve. Ai ka për qëllim të tregojë respekt për Izraelin, duke e ditur rëndësinë e tij në Lindjen e Mesme”, tha Spicer./Arbresh.info
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit
Dallavere me vota, Prokuroria nis intervistimet në Drenas
Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qe...
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...