Në shtëpinë, e cila në kohë lufte gjatë viteve 1998-99 ishte vënë në shërbim të UÇK-së, në përvjetorin e 17 të kujtimit të epopesë së lavdishme dhe nderimit të të rënëve për liri, në Jezerc është zbuluar një pllakë përkujtimore.
Pronari i shtëpisë, Shaip Guta, njëherësh baba i dëshmorit Lulzim Guta, ka thënë se ndjehet krenar që shtëpia e tij gjatë kohës së luftës ishte bërë strehë e luftëtarëve të lirisë.
Në ceremoninë e zbulimit të kësaj pllake morën pjesë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, këshilltarë të Kuvendit të Komunës, veteranë e familjarë të dëshmorëve si dhe mysafirë të shumtë.
Në zbulimin e pllakës foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyqi i cili theksoi se kjo pllakë është një nderim për të gjithë të rënët që ranë në luftën e fundit në Kosovë.
Ndërsa kryetari i Ferizajt Svarqa tha se është obligim i secilit pushtet që të nderon veprën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica tha se nuk do të ishte kjo ditë dhe kjo liri, po të mos ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga gjithë populli i Kosovës dhe të mos ishin dëshmorët e saj.
“Ne sot njihemi mirë, që jemi sot këtu, por në anën tjetër, patjetër që rikujtojmë atë kohë shumë të lavdishme, shumë krenare e njëkohësisht edhe shumë goditëse për ne që kemi mbetur këtu që të flasim e të zbulojmë pllaka të tilla dhe njëkohësisht të angazhohemi dhe të punojmë për të mirën e këtij vendit”, tha Reçica.
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë