Në shkollën e fshatit Galicë të komunës së Vushtrrisë u zbuluar busti i heroit Azem Bejtë Galica.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të komunës së Vushtrrisë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, profesorë, historianë, nxënës e qytetarë të shumtë, transmeton arbresh.info.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës në fjalimin e tij tha se gjatë gjithë këtyre viteve populli ynë ka marrë plagë të rënda duke e ndërlidhur këtu arrestimin e Nehat Thaçit dhe kërkoi lirimin e tij.
“Në fakt iu fola për këtë sepse ne si popull kemi vuajtur shumë. Por këtu kemi ardhur për zbulimin e bustit të Azem Bejtë Galica të cilin unë si fëmijë e kam pasur hero. Të dashur nxënës mos harroni nga vini dhe cilit popull i takoni. Përgatituni që e ardhmja të jetë më e mirë por punoni edhe për të sotshmen ndërsa të djeshmen mos e harroni”, tha ai.
Sipas tij nuk duhet harruar Azem Bejt Galicën që ka dhënë shumë për vendin e tij.
“Ai e po ashtu edhe Adem Jashari kanë dhënë shumë për këtë vend. Duajeni vendin e juaj duke punuar dhe duke qenë çdo sekondë në shërbim të atdheut”, tha ai duke shtuar se Azem Bejt Galica do të jetë shumë shpejt me shtatore në Vushtrri, Mitrovicë dhe Prishtinë.
Profesori Bedri Tahiri ka folur për jetën dhe veprën e Azem Galicës.
“Ai është unikat në gjithë historinë tonë ku bashkë me shotë Galicën nuk e lëshuan armën nga dora dhe luftuan kundër pushtuesve tanë”, tha ai.

Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...