Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një numër të konsiderueshëm armësh dhe municioni pa leje gjatë një kontrolli në shtëpinë e një personi të dyshuar në Kamenicë.
I dyshuari Sh.B., 58 vjeç, dyshohet për posedim të armëve pa autorizim dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova për gjykatën: Një (1) pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE, një (1) pushkë ajrore e llojit RETAY 70S, pesëdhjetë e një (51) copë fishekë të kalibrit 7.9 mm, një (1) fishek i kalibrit 7.62 X 39 mm, një (1) kuti me njëqind e njëzet e shtatë (127) copë fishekë të kalibrit 22LR, një (1) kuti me diabolla të pushkës ajrore, dy (2) karikatorë të pushkës së gjatë, një (1) fotrollë e pistoletës, dy (2) doreza të pistoletës.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...