Xhavit Panxha është njëri ndër tre të arrestuarit e sotëm në Kosuriq të Pejës për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Berisha që ndodhi pasmesnate në njërin prej maleve të këtij fshati.
Burimet e Indeksonline brenda policisë së Kosovës kanë treguar se Xhaviti është pronar i malit ku edhe ka ndodhur krimi dhe se rasti po hetohet nëse ka të bëjë për vjedhje pylli apo ndonjë motiv tjetër.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari Panxha të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe më pas i njëjti do të dal para Gjykatës ku do të merret një vendim i ri për të.
Policia e Kosovës sot ka raportuar se Ramiz Berisha (1989) dhe Arsim Berisha (1986) u gjeten të vrarë në një mal në Kosuriq të Pejës dhe se vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku i cili kishte dalë në vendin e krimit.
“Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Po ashtu është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit”, thyhet në njoftimin për media të Policisë së Pejës./
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...