Dogana e Kosovës ka konfiskuar bizhuteri dhe koncentrat për parfume në pikën e kalimit kufitar në Merdare nga një autobus që po udhëtonte nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës.
Sipas një komunikate për media nga Dogana, gjatë një kontrolli rutinor, shoferët e autobusit nuk i deklaruan këto mallra, duke i përgjigjur negativisht pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar.
“Pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit. Në njërën qese u gjetën bizhuteri të padeklaruara, përkatësisht: 468 copë bizhuteri të ndryshme. Në qesen tjetër u gjetën shishe me koncentrat për parfume: 6 kg të koncentratit për parfume”, thuhet në njoftim.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...