Pikërisht në vendet ku janë bërë organizimet e para të aksioneve të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sot janë zbuluar dy pllakata përkujtimore.
Një nga pllakatat e Shtabit Qendror të UÇK-së, është vendosur në rrugën “Agim Ramadani” si dhe një tjetër në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.
Lidhur me zbulimin e këtyre pllakave, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se vendosja e tyre në këto dy pika, tregon se këtu janë kryer organizimet e para të aksioneve të pjesëtarëve të UÇK-së.
Ai, tha se në këto vende, gjatë viteve 1994-1997 janë marrë vendime të mëdha për vendin.
“Sot kemi bërë zbulimin e dy pllakave të UÇK-së. Këto pllaka janë bërë për arsye se në vitin 94-97 ka pasur një shtab qendror të UÇK-së kanë, punuar celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare. Janë marrë vendime të mëdha për vendin si dhe janë marrë vendime të mëdha për kryerjen e aksioneve të UÇK-së. Organizata e Veteranëve të luftës e ka ndjerë për obligim që ti vendos këto dy pllaka”, ka thënë Gucati.
Në këtë organizim ishin të pranishëm edhe ish- gjenerali i UCK-së, Rexhep Selimi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nehat Hasani, Lahi Ibrahimi dhe disa pjesëmarrës të tjerë./arbresh.info
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...