Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së sotme nga ora 08:00 deri në ora 12:00 në kuadër të aksionit operativ “Leja” është zbatuar aksion kontrollues në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut që kryejnë transport publik.
Nga policia shtojnë se janë kontrolluar 576 autobusë dhe automjete të tjera që kryejnë transport publik dhe 60 automjete kanë pasur defekte.
“Prej automjeteve me defekte 11 janë regjistruar në territorin e SPB Tetovvë, 11 në territorin e SPB Shtip, 9 në territorin e SPB Strumicë, 8 në SPB Shkup. Prej këtyre 60 automjeteve, te 42 automjete ka pasur defekte me frenat, te pesë automjete në tymon, ndërsa automjetet janë përjashtuar nga komunikacioni”, sqarojnë nga policia.
Po ashtu nga Inspektorati Shtetëror për Komunikacion Rrugor janë shqiptuar 18 masa për shkak të transportimit publik pa leje./Telegrafi
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...