Një pako me 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger (X-Force), është zbuluar sot në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare Hani i Elezit, gjatë një kontrolli rutinë nga Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës.
Municioni u gjet i fshehur në hapësirën e bagazhit të një veture që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës
“Më datë 12.09.2025, rreth orës 05:45, në Pikën Kufitare Hani i Elezit, zyrtarët e Njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë të një veture në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, kanë zbuluar 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger (X-Force). Gjatë deklarimit fillestar, udhëtarët kishin pohuar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar nga ana e zyrtarëve doganorë, në hapësirën e bagazhit të automjetit është gjetur një pako e fshehur që përmbante municionin e lartpërmendur”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit zyrtar, fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.
“Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...