Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se në 24 lokacione në Kosovë janë gjetur mbetje mortore që mund të përkasin personave nga lista e personave të zhdukur.
Ai ka theksuar se ky fakt nuk nënkupton domosdoshmërisht që mbetjet i përkasin personave të zhdukur, për shkak se konfirmimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të analizave të ADN-së.
“Në lokacionin që po punohet aktualisht janë gjetur mbetjet mortore të katër personave. Ky nuk është lokacioni i fundit pasi kemi edhe disa të tjerë që do të trajtohen në bazë të analizave dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq,” ka thënë Hoti.
Ai ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe familjarët, duke kërkuar që të mos nxitohet në përfundime. Hoti ka theksuar se raportimet në media kanë ngjallur shqetësime te familjarët, të cilët kanë pyetur për fatin e të afërmve të tyre. “Ju lutem, familjarë dhe qytetarë, mos merrni si të sigurtë që në ato lokacione janë të zhdukurit tuaj. Mbi 2500 lokacione janë gërmuar në Kosovë dhe procesi i ekspertizave kërkon kohë,” ka shtuar ai.
Hoti ka përmendur edhe faktin që gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime të shumta nga forcat serbe, duke përmendur se disa viktima janë varrosur në vende të ndryshme, madje edhe jashtë vendit. Ai ka bërë thirrje që familjarët të kenë durim për të marrë rezultatet e ekspertizave që janë në proces./rtk
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë