Zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim që të zbres çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer nga 20 në 10 euro.
Përmes një njoftimi nga ministria e Infrastrukturës thuhet se këtë vendim Durmishi e ka marrë sot, teksa i njëjti ka pezulluar kontratën për tiketa ngjitëse prej pesë euro pas kritikave të shumta.
“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...