“Në një situatë të tillë, Policia e Kosovës, do të dal me plane konkrete, siç janë: patrullimet në afërsi të shkollave, intensifikimi i vizitave në objektet edukativo arsimore, kontaktet e rregullta me personelin menaxhues të drejtorive përkatëse komunale, si dhe organizimi i ligjeratave me nxënës të shkollave të të gjitha niveleve për temat nga aspekti i sigurisë dhe dukurive negative që dëmtojnë shëndetin, ligjerata për komunikacionin rrugor etj”, thuhen në komunikatën për media.
Gjatë zbatimit të këtij plani operativ, policia do të veprojë aty ku shkollat janë pranë rrugëve më te frekuentuara, ku levizja e nxënësve ështe më e madhe dhe do të ndermarrin masa ligjore në bazë të konceptit zero – tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë kundërvajtësve të tjerë që nuk i rrespektojne shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.
DRP në Ferizaj, do të rris numrin e patrullave, sidomos në rrugët më të frekuentuara në afërsi dhe rreth shkollave si dhe në vend kalimet përgjat rrugëve, ndërsa do të ketë prezence të shtuar të policëve në afërsi dhe rreth objekteve shkollore.
Në fazën e dytë të zbatimit të planit operativ, “Shtatori i sigurt”, policia në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, me nxënësit e përzgjedhur do të rregullojnë komunikacionin rrugor në të gjitha qytetet e rajonit të Ferizajt./Arbresh.info/
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...