Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se qasja me logjikën millosheviqjane ndaj Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu, nga Vuçiqi, mban nën tension jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por mban të tensionuar situatën e sigurisë në gjithë Ballkanin!
Ai ka thënë se Vuçiq aktualisht po manipulon me serbët, si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90.
Statusi i plotë:
Serbia dhe demokracia, janë larg si dita me natën!
Qasja me logjikën millosheviqjane ndaj Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu, nga Vuçiqi, mban nën tension jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por mban të tensionuar situatën e sigurisë në gjithë Ballkanin!
Serbët e Kosovës nuk mundet t’i ndihmojë shteti i Serbis si po pretendon Vuçiq, ata mundet t’i ndihmojë vetëm shteti Kosovës!?
Vuçiq aktualisht po manipulon me serbët, si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90…
Emëruesi i përbashkët i deklaratave të Vuçiqit dhe dikur Millosheviqit është që serbët përdoren “mish për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit.
A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë?
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë