Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se Lëvizja Vetëvendosje është parti e mashtruesve dhe lideri i tyre, Albin Kurti është “kryemashtrues”.
Këtë Berisha e thotë për shkak se ata nuk kanë bërë reagimin e duhur kundër votave të ardhura nga Serbia, prej të cilave koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka kaluar pragun zgjedhor dhe nuk do të futet në Kuvend.
“Vetëvendosje dhe kreu i saj janë mashtrues”, thotë Berisha.
“Kjo për shkak se nuk reaguan për votat e ardhura nga Serbia. Heshtja kundër kontrabandës së votave nga Serbia del jashta asaj të cilës janë thirrur këta deri më sot”
Këto komente, Zafir Berisha i thotë përkundër se vendimin për pranimin e ka bërë KQZ’ja si institucion kompetent e jo VV.
“KQZ ka marrë vendimin por heshtja kundrejt votave të paligjshme do me thënë se ato nuk po iu pengojnë. Ai është një mashtrues që ka mashtruar qytetarët dhe nuk është ai që paraqitet| /Express/
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë