Kreu i opozitës Zoran Zaev shpalosi sot 11 biseda mes Jankullovskës dhe Stavrevskit. Bisedat mes tyre flet për kaosin në buxhet dhe kolapsin ekonomik që mbizotëron në vend. Bisedohet për buxhetin e shtetit, se si harxhohen parat e qytetarëve për nevoja më pak të rëndësishme, derisa anashkalohen nevojat elementare të siç u përmend mes tjerash, edhe të përfaqësuesve të MPB-së.
Telefonatat Stavreski-Jankullovska që sot i publikoi opozita, shënojnë kulmin e xhelozisë ndaj ministrit të transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, shok fëmijërie i kryeministrit. Stavreski sulmon Gruevskin, duke përmendur bizneset e tij dhe të Mijallkovsit, por gjithashtu edhe urdhrat që vazhdonte të merrte, dhe që ishin të paligjshme. Madje në një moment, Stavreski pranon se të gjithë ne jemi të çmendur.
Në qëndrimin final të kreut të opozitës, në pyetjet e gazetarëve, Zaev siguroi se do të publikojë gjithçka që posedon. Regjimi, sipas tij është drejt fundit, ndërkohë që e paralajmëroi Gruevskin të mos marrë ndonjë masë për shkatërrimin e vendit, pasi do të hasë në rezistencë. Zaev pranon se ka regjistrime audio edhe për partitë shqiptare, që do të publikohen gjithashtu. Ai tha se nuk ka regjistrime për vrasje të porositura, por për vrasje të caktuara, ka materiale dhe ato do të transmetohen kur të vijë momenti.
Zaevi në konferencën për media tha se kjo është kriza më e madhe politike që nga pavarësia e vendit, të cilën sipas Zaev, Gruevski çdo dit e më shumë po thellon. Sipas kreut opozitarë fundi i këtij regjimi dhe kësaj diktature është afër.
Në avzhdim ndiqni të plota bisedat mes Jankullovskës dhe Zaevit, të cilët rezultojnë të jenë ministrat më të përgjuar. Alsat M
Xhensila Myrtezaj tërheq sërish vëmendjen, mahnit me format ...
Rrahje në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë
Dita e tretë e protestave në veri, kjo është gendja aktuale ...
Digjet flamuri serb në Graçanicë
Ndalohen për 48 orë dy serbë të dyshuar për sulmet e djeshme...