Zaev: Gruevski, ka pranuar ndryshimin e identitetit (E plotësuar)

15:24 | 16 Maj 2015
M. A.

(4) Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar incizimet të cilat ai tha se është në mes Nikolla Gruevski dhe Silvana Boneva dhe ku sipas tij Gruevski,  Bonevës  i thotë se ka pranuar që të diskutojnë për ndryshimin e identitetit.

Në një nga problemet si referenca për identitetin tek qytetarët të vendoset Maqedonia e Epërme. Ai dhe  Sasho Mijalkov kanë pranuar propozimin grek për këtë.

(3) Në një bisedë të përgjuar midis Nikolla Gruevskit, Antonio Milloshoski dhe Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski iu paraqitet Antonio Milloshoskit dhe kërkon mendim se si të veprojnë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Ata bisedojnë variante të ndryshme.  Gruevski propozon “ Poshtë-lart e di t`i ato punë”.

“Nëse është me lart, le të provohet. Prej të gjitha varianteve të këqija, kjo ndoshta mund të jetë pak më e mirë”, ka thënë Antonio Milloshovski.

Antonio Milloshovski propozon që para fjalës Republikë të shtohet një referencë politike, ndërsa pas fjalës tonë në kllapa, grekët të vendosin çfarë të duan.


(2) Në një bisedë të përgjuar midis Zoran Jolevsi dhe Antonio Milloshovski, Zoran Jolevski përmend se Nimic po e ndjen vetën si të përjashtuar nga procesi i bisedimeve.

Sipas Jolevskit, Nimic nuk është i shqetësuar pse po përjashtohet nga procesi, por se çka do t`i thonë të tjerët.

Zoran Jolevski thekson se ka biseduar me kryeministrin, ndërsa ky i fundit ka kërkuar që Nimic të mos jetë prezent aty, përderisa është ai aty. Papandreu dhe Gruevski të takohen ose para ose pas asaj.

(1) Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev sot do të prezantoj tregtimin e Nikolla Gruevskit për emrin e Maqedonisë me Greqinë.
Sipas Zaevit, Gruevski ka udhëhequr bisedime të fshehta për emrin e Maqedonisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=nbKd0OnVD9w

Shpërndaje në rrjete sociale