Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar pritet që këtë të mërkurë të dorëzojë dorëheqjen e tij në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para deputetëve të presidentit Stevo Pendarovski.
Zaev dorëheqjen e tij e ka paralajmëruar që në humbjen e zgjedhjeve të fundit lokale, ku ka hequr dorë edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM.
Siç bëhet e ditur, lider i ri i LSDM-së u bë zëvendësministri aktual i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili pritet të jetë edhe kryeministër për formimin e qeverisë së re.
Ndërkohë dhe një ditë më parë nga Tirana, ku ishte për takimin e “Open Ballkan” ka konfirmuar dorëheqjen e tij./lapsi.al
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...