Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Visar Ymeri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth modelit politik rus në përgjithësi dhe të Putinit në veçanti.
“Rusia, e Putini, janë hegjemonistë e imperialist, të cilët dhunshëm, herë përmes kontrollit politik në institucionet qendrore, e herë përmes okupimit faktik të një pjese të territorit, ushtrojnë kontroll gati në të gjitha vendet e ish Bashkimit Sovjetik, e të cilat i ka në kufi,” ka shkruar Ymeri, njofton Klan Kosova.
Ai më tej ka bërë krahasim në mes Serbisë dhe Rusisë se si kontrollojnë vende tjera, si me Republika Srpska në Bosnje dhe tash me ‘Zajednicën’ në Kosovë.
“E njëjtë është Serbia, e Nikoliqi, Vuçiqi e Daçiqi në të. Ushtrojnë kontroll në Bosnje përmes Republikës ‘Srpska’, në Maqedoni përmes kontrollit faktik përmbi Gruevskin e VMRO-DPMNE-në, në Mal të Zi përmes serbëve atje. Në Kosovë përmes strukturave ilegale e kriminale, përmes Listës ‘Srpska’ e në të ardhmen përmes ‘Zajednicës’. I njëjti model sikur i Rusisë.”
I pari i subjektit më të madh opozitar ka shkruar se lufta kundër modelit rus është lufta kundër ‘Zajednicës’ dhe ka kritikuar krerët e shtetit që po nënshkruajnë marrëveshje me liderët pro rus në Serbi.
“Ta luftosh modelin rus nënkupton ta luftosh ‘Zajednicën’. Njëkohësisht ta përkrahësh ‘Zajednicën’ është pikërisht ta përkrahësh modelin rus që e përdor Serbia për kontroll politik mbi shtetet që kanë dal nga ish Jugosllavia e që i ka në kufi.
“Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshje me Daçiqin (njërin prej politikanëve më pro rus në Serbi) për ‘Zajednicën’, dhe pastaj përdor policinë e Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje. Bashkë me Isa Mustafën, këta janë shndërruar në vegla të ‘modelit rus’ në Republikën e Kosovës,ka përfunduar Ymeri.
Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...
I shënoi dy gola Realit, Betancor: Para nëntë vjetësh isha d...
Basha: Reçaku mbetet plagë e hapur, pa drejtësi nuk ka paqe ...