Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka bërë thirrje që procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të hetohet nga shteti dhe të vlerësohet nga partnerët zviceran.
Ymeri ka shkruar në Facebook se procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë.
“Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N)”, ka shkruar Ymeri
Ymeri tutje thotë se sistemi i noterisë duhet të jetë i pavarur politikisht dhe ky është një kusht që i shërben shtetit të së drejtës.
“Pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thekson Ymeri.
Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për rekrutimin e noterëve të rinj ka ngjallur kritika pasi aty janë gjetur keqpërdorime dhe punësime partiake./GazetaExpress
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...