Ymeri: Koalicioni po ndihmohet nga LDK-ja

12:03 | 4 Shtator 2018
M. A.

Kryetari i PSD-së Visar Ymeri tha se kjo seancë po e shton rrezikun për Republikën e Kosovës dhe pamundëson që Kuvendi të jetë organi më i parë vendimmarrës për këtë proces.

Ai tha se për sot kanë thirr një seancë të jashtëzakonshme që kanë pas qëllim miratimin e rezolutës.

“Kjo sjellje si inatçore në politikë nuk na çon askund. Seancën ne e kemi thirr të parët ndërsa thirrja e seancës në orën 9 ka qenë ndërhyrje. Koalicioni qeverisës po ndihmohet edhe nga opozita, nga LDK.

Një deputet i LDK e ka ndihmuar nisjen e kësaj seance”, ka thënë Ymeri.

Shpërndaje në rrjete sociale