Liderët e partive opozitare, atij të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj janë duke e zhvilluar një takim të përbashkët në objektin e Kuvendit të Kosovë, me qëllim koordinimin e hapave të mëtutjeshëm për veprimin politik.
Lajmin e ka konfirmuar një burim i Gazetës Blic brenda takimit të tre liderëve. Sipas këtij burimi, partitë opozitare janë duke biseduar koordinimin e veprimeve.
“Ka gjasa që liderët e partive të merren vesh për krijimin e një blloku të përbashkët opozitar. Fillimisht do të zhvillohen negocitat, e më vonë ka shumë gjasa që opozita të veproj si bllok opozitar”, tha ky burim.
Edhe në të kaluarën ka pasur ide për krijimin e blloqeve opozitare, mirëpo ato kanë mbetur vetëm ide të liderëve të caktuar.
Ndryshe VV, AAK dhe Nisma ishin në një bllok paszgjedhor edhe me LDK-në, që u quajt blloku LVAN, i cili u prish me largimin e LDK-së, e cila iu bashkua PDK-së në bashkëqeverisje./botapress/
Atiq kërkon nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që të fillojë pagesa e r...
Rakiq goditet me shishe boshe nga protestuesit
Përfundon takimin me Presidenten, ambasadori i SHBA-ve trego...
Begaj dekreton ligjin për rritjen e pagave në Shqipëri
KFOR u bën thirrje palëve të mos rrisin tensionet në veri
Ngrihet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të ...