Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se përfundimet e komisionit proqeveritar, siç e ka quajtur ai, ishin të pritshme dhe të parashikueshme, ndërsa ka deklaruar se opozita do të vazhdojë të protestojë edhe pas raporti që ekspertët ndërkombëtarë nxorën sot për publikun.
Ymeri, në Facebook ka shkruar se “si opozitë e bashkuar për muaj me radhë kemi kundërshtuar marrëveshjen për demarkacion. Argumenteve tona iu bashkuan specialistë vendorë e njerëz të fushës e të profesionit.”
Ai thotë se argumenteve të opozitës iu bashkëngjitën dhjetëra mijëra në protesta.
“Kur thanë se po formojnë një grup për vlerësimin e demarkacionit, ne thamë se nuk do ta pranojmë, pasi nuk përfshinë në të asnjë specialist lokal. Nuk publikuan fare fushëveprimin e këtij grupi. Madje edhe ndërkombëtarët e përfshirë, nuk ishin specialistë. Ky grup punoi politikisht për t’i sjellë stabilitet qeverisë së Kosovës.”
Por, sipas tij, në këto kushte, stabiliteti i qeverisë është e kundërta e stabilitetit të shoqërisë sonë.
“Përfundimet proqeveritare të komisionit ishin të pritura dhe të parashikuara në qëndrimin e përbashkët të opozitës. Ne kishim të drejtë, prandaj do të vazhdojmë me protestat. Demarkacioni në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe kriminal ndaj Kosovës.”
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...