Në Lipjan qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre meqë gjenden në mesin e komunave që janë radhitur mesatarisht të rrezikshme për përhapjen e infeksionit COVID-19.
Megjithatë, numër i vogël i tyre po e shfrytëzojnë ‘lirinë’ që s’e kanë kryeqytetasit.
Nënkryetari i Lipjanit, Fauz Xhemajli, tha se në gjithë komunën janë duke u zbatuar masat që janë vendosur për këtë kategori nga Ministria e Shëndetësisë dhe se janë në gatishmëri për ndonjë rritje eventuale të numrave të të infektuarve.
“Kemi 157 raste aktive dhe konform rregullave i kemi aktivizuar shtabet lokale që të përballemi me pandemi. Jemi përgatitur për shtimin e numrit që shpresojmë të mos shtohet. Jemi në proces për të bërë shtimin e kapaciteteve për trajtimin e të infektuarve”.
Xhemajli shtoi se Lipjani ka pas numra të ulët të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...