Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 19 vjet burg dy të miturit e akuzuar për rrahjen e Lulzim Fejzullahut, i cili pak ditë më vonë kishte ndërruar jetë, pas plagëve të marra.
Sipas aktgjykimit të Departamentit për të mitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, njëri është dënuar me 10 vite burg, ndërsa, tjetri me 9 vite.
Shpallja e aktgjykimit është bërë në seancë të mbyllur, pasi që në rast janë të përfshirë të miturit.Pas shpalljes së aktgjykimit, axha i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu, nuk është ndarë i kënaqur me dënimin e dy të miturve.
“Lulëzimi i ndjerë i ka pas 18 vite kështu që s’ma plotëson mu zemrën e para dhe e dyta nuk i besoj shkurt e shqip kësaj drejtësie. Nëse më pyet pse nuk i beson që ky me emër Artiol ka pas edhe 10 vepra ma herët këtu nuk e di sa janë marr parasysh, këtu me një fjalë mua ma ka lënë varrën hapur unë nuk i besoj edhe pikë”, ka thënë Fejzullahu./eo
LEXO EDHE:
Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, 19 vjet burgim për dy të miturit
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...