Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin” nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Haliti, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë legjitime.
“Kërkesat për zgjedhje janë legjitime. Rregullat që dihen në demokraci, që nëse ka kërkesa të tilla, nëse bëhet kuorumi për rrëzim të Qeverisë, atëherë Qeveria bie. Deri tash çdoherë kur ka rënë Qeveria në secilin variant kemi shkuar në zgjedhje të reja. Nëse ne vlerësojmë se interes i vendit janë zgjedhjet, atëherë ne e çojmë vendin në zgjedhje për dy ditë”, ka theksuar Haliti.
Mirëpo pavarësisht mospajtimeve brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, sidomos për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, Haliti thotë se ky koalicion është funksional, i cili po diskuton për harmonizimin e çështjeve me rëndësi për vendin.
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...