Deputeti Xhavit Haliti tha se nuk pajtohet se gjithçka është në rregull në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës. Sepse po të ishte në rregull sipas tij nuk do të dëgjohej sot zëri i qytetarëve dhe zëri i deputetëve.
Haliti po ashtu ka thënë se Kosova ka pasur nevojë për specialistë e jo për komisione që udhëheqë Ali Lajçi, raporton Kosova Press.
“Ali Lajçi mundet me kanë burrë i mirë por nuk është specialist i fushës”, tha Haliti.
Kufijtë sipas tij I vendosin specialistët, kryesisht topografë, por meqë sipas Halitit nuk ka në Kosovë kanë mundur edhe t’i huazojnë.
Shqetësimet e qytetareve, sipas deputetit Xhavit Haliti janë konflikt i fjetur si një vullkan që mund të shpërthejë kur t’i vjen momenti.
Haliti ka përmendur edhe shënjimet e mëhershme në bjeshkët që ndan Kosovën me Malin e Zi e që sipas tij datojnë qysh moti.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj