Që nga e hëna kur Qeveria e Kosovës mori vendim për futjen në fuqi të masës së reciprocitetit ndaj targave që vijnë Serbia, krerë të këtij shteti kanë dërguar kërcënime të ndryshme ndaj Kosovës.
Së fundi ka pasur raportime se xhandarmeria serbe ka qarkulluar rreth kufirit në pjesën veriore të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Rreth këtyre kërcënimeve është deklaruar KFOR-i.
Në një përgjigje për arbresh.info, misioni ndërkombëtar për ruajtjen e paqes deh sigurisë KFOR-i ka bërë të ditur se nuk ka vend për shqetësim.
KFOR-i pohon se situata në veri është stabile.
“Situata e sigurisë është stabile. KFOR -i vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij në përputhje me mandatin e tij në OKB – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e vitit 1999, për të siguruar mbrojtje, siguri, dhe liri të lëvizjes në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjeje e KFOR-it.
Megjithatë, KFOR-i nuk ka treguar se cili do jetë reagimi i ushtarëve të tij nëse pjesëtarë të xhandarmërisë serbe hyjnë në territor e Kosovës.
Ndryshe, pakënaqësitë që dërguan në bllokimin e rrugës në Jarinjë nga ana e banorëve serbë, kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që nga e hëna të mos lejohet hyrja e veturave më targa serbe nga Serbia për në Kosovë.
Ndërrimi i tabelave ka revoltuar serbët e Kosovës duke shkaktuar edhe bllokim të kësaj pike kufitare./arbresh.info/S.Dedushi/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...