Gjatë ditës së sotme, në fshatin Ujmir të Klinës, shkollës “Ali Krasniqi” i është thyer një xham.
Në lidhje me këtë rast, Dukagjin Nishiqi nga Demokracia në Veprim, për Klan Kosova tha se sipas të dhënave nga vëzhgues të tyre në terren, rreth orës 04:45 në këtë shkollë është vërejtur një xham i thyer. Ai tha se ky rast është i izoluar pasi ka ndodhur para hapjes së votimeve, dhe se deri tani nuk kanë vërejtur ndonjë presion dhe se procesi është duke u zhvilluar normalisht në këtë qendër.
Në anën tjetër, menaxheri i kësaj qendre, Alban Bujaj, tha se xhami i thyer nuk ka të bëjë me procesin e votimit, sepse incidenti ka ndodhur para se të hapet qendra e vendvotimit.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...