Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me anëtarë e struktura të Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare, sot, në një ceremoni solemne, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është bashkuar edhe zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi që i uroi mirëseardhje kryetarit Gashi dhe bashkëpunëtorëve të tij, tha se kjo është një ditë e veçantë, të cilën e cilësoi si një ditë të rritjes, bashkimit dhe të vënies së themeleve të qëndrueshme të LDK-së në Obiliq, shkruan arbresh.info.
“Kjo ceremoni e sotme, në pjesëmarrje kaq masive, është vulë e fuqisë sonë politike, fuqi që buron nga bashkimi ynë ideologjik, nga nevoja për reforma të thella strukturore, si dhe nga vizioni që ndajmë për të ardhmen tonë politike, për Obiliqin e për Kosovën”, theksoi kryetari Abdixhiku.
Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lart figurën e Xhafer Gashit, për të cilin tha se është patriot i madh, kryetar i suksesshëm i komunës, luftëtar i Koshares dhe mik i heronjve Agim Ramadani e Sali Çekaj.
Ndër të tjera, kryetari Abdixhiku, theksoi se bashkimi, rritja dhe hapja ndaj patriotëve si Xhafer Gashi e veprimtarëve të tjerë në të gjitha nivelet organizative të partisë është esenciale, si dhe bëri thirrje që këtij bashkimi t’i përgjigjen masivisht të rinj e të reja, burra e gra sepse Kosova e LDK-ja ka nevojë për ta, për kushtrimin e madh e ringritjen e madhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë e përbashkët politike. Ta mbrojmë, ta ngrisim, ta lartësojmë drejt triumfeve të reja që na presin përpara”, tha në fund të fjalës së tij kryetari Abdixhiku.
Ndërsa, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ndihet i nderuar që bashkë me anëtarët e Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, është bërë pjesë e LDK-së – partisë së themeluar nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova.
“Reformat e ndërmarra dhe hapja e dyerve të partisë nga kryetari Abdixhiku, kanë bërë të mundur që ne sot të jemi pjesë e LDK-së dhe të rrugëtojmë së bashku”, nënvizoi Gashi./arbresh.info/
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë