Është importues dhe distributor ekskluziv i produkteve për territorin e Kosovës “Japan Tobacco International”.
Kompania “Prima Tobacco L.L.C.” veç produkteve tjera në tregun e Kosovës sjell edhe së paku pesë brende të cigareve.
Portali arbresh.info ka mësuar se kjo kompani është zënë duke sjellë në Kosovë një sasi të brendit “Winston” të padeklaruar duke shfrytëzuar kështu rrugët ilegale të transportit nga Mali i Zi, Serbia e Maqedonia.
Për këtë arbresh.info ka kontaktuar me zyrtarë të kësaj kompanie, për përgjigjet e të cilëve portali ka pritur tri ditë radhazi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Lidhur me këtë rast, arbresh.info ka kontaktuar edhe zyrtarë përgjegjës nga Dogana e Kosovës, por të cilët po ashtu nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës nuk ka dashur të komentoj rreth kësaj çështje, duke pohuar se për këtë duhet kontaktuar Dogana e Kosovës.
“Luteni qe kërkesën e poshtëshënuar ta adresoni te autoritetet doganore, përderisa ne do ta adresojmë tek kompetentet ne PK, nëse ka ndonjë informacion relevant lidhur me këtë qeshje, për te ju informuar pastaj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për importim në PK.
Në të dhënat e kompanisë thuhet se këto produkte të cigareve i distribuojnë pothuajse në çdo pikë të shitjes në Kosovë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2398525137057312/
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...