Google ADS

Walker: Vuçiq nuk dallon nga Millosheviçi

08:58 | 16 Janar 2024
A Z

Ish- ambasadori i OSBE-së, William Walker ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk dallon nga Millosheviçi.

Ai ka thënë se Vuciq ka bërë gabime shumë të mëdha, siç kishte bërë dikur Sllobodan Millosheviq, raporton gazeta10

‘Duke filluar nga Millosheviqi dhe rrethi i tij (Vuçiqi) kanë bërë gabime të mëdha’.

Sipas Walker, Vuçiq edhe në këtë kohë po vazhdon me propaganda.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk dallon nga Millosheviçi”, ka thënë Walker.

Walker është shprehur kundër krijimit të Asociationit.

Ambasadori Walker ka thënë nuk e përkrah krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk jam në favor të Asociacionit të bashkësisë së komunave serbe, si ç nuk do të ishta në favor të një Asociacioni të komunitetit rom apo egjiptas. Sepse mendoj që pas luftës të vitit 1999 komuniteti ndërkombëtar do të vinte këtu dhe do të përpiqej që të bënte gjit çka qe është e mundur për të sjell pajtimin mes shumicës shqiptare dhe pakicave të tjera. Për të krijuar këtë Asociacioni sipas meje shkon në drejtim tjetër, sepse njerëzit identifikohen nga etnia e tyre dhe mendoj se është plotësisht në kundërshtim për t’i bashkuar njerëzit pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, ka thënë Walker.

Ai ka thënë se nuk e kupton insistimin e Bashkimit Evropian në këtë çeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale