Ish-ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut në përvjetorin e 25-të të kësaj masakre.
Walkeri ka thënë se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale.
Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave këtë ditë.
“Kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, mendoj se është e 21, 22 apo 23. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese. Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur ai./eo
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...