Ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës.
Në njoftim thuhet se të gjithë aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit të VV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mudn të gjeni të plotë njoftimin e VV-së.
“Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës në Besianë
Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Besianë, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetar të Komunës.
Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Komunës në Besianë, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës më së largu deri në datën më 15 shkurt 2020, ora 16:00, pranë zyrës së Lëvizjes në Besianë.
Sipas Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Të gjithë anëtarët e Qendrës në Besianë do të kenë mundësinë që të votojnë sipas parimit “një anëtar një votë” në zgjedhjet e brendshme për kandidatin për Kryetar të Komunës në Besianë.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor, në mënyrë që së bashku ta konsolidojmë edhe më shumë demokracinë e brendshme të organizatës sonë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Besianë”, thuhet në njoftim./arbresh.info.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë