Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se raporti i Shpejtim Bulliqit për Demarkacionin i raportuar dje në Qeverinë e Kosovës do të duhej të shndërrohej në Projektligj.
Këtë deklaratë, Haxhiu e bëri gjatë një konference për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku ajo ishte e pranishme, shkruan arbresh.info.
“Me aq sa kemi dëgjuar, Kosova ka humbur territor dhe për këtë duhet të njoftohet edhe Kuvendi. Nuk e kuptojmë pse Haradinaj e procedoi në Kuvend atë marrëveshje. Si duket ka një ndryshim në qëndrim dhe ende nuk e kuptojmë se çka pretendon. Ne besojmë që nëse ai raport i përmban të gjitha faktet që Kosova ka humbur territor ai raport do të duhej të kalonte në Projektligj”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk do ta jap votën për këtë marrëveshje duke kërkuar që Haradinaj të sqaroj se përse e ka proceduar në Kuvend një marrëveshje që dikur e kundërshtonte.
“Vetëvendosje asnjëherë nuk do të jap votën për këtë marrëveshje madje z.Haradinaj duhet ta sqaroj se përse e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka pasur vullnet politik për ta definuar këtë çështje për shkak se ish-kryeministri i vendit i ka neglizhuar kërkesat e qytetarëve dhe opozitës për rishikim të kësaj çështjeje”, është shprehur ajo.
Ajo ka kritikuar kryeministrin Haradinaj se sa ishte në opozitë e kundërshtonte Demarkacionin ndërkaq tani e ka proceduar në Kuvend./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1618166948248391/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...