Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Supreme për votat e LDK-së me postë.
Kështu ka njoftuar, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info
Ai shpreson se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë
Postimi i plotë:
PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës sonë, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra te provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur.
PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se
Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik.
LEXO EDHE:
PZAP-ja refuzon ankesën e VV-së për anulim të votave me postë
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse