Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni LVV-PDK.
Bytyçi ka thënë se është herët të flitet për koalicione.
“Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien. Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë. Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë. Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se “është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për ‘mashtrimin e madh’ të 6 Tetorit”.
“Një vjet i humbur nga dy qeveritë Kurti/Hoti që keqqeverisjen vendin. Rezultati, shkurt, në tri pika: 1. Një ekonomi e shkatërruar -7.2 ‘rritja ekonomike’, 2. Një dështim total me pandeminë. 3. Një politikë e jashtme të dështuar në raport me perëndimin dhe disfatë e pafalshme para Serbisë duke e cenuar rëndë interesin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Bytyçi thotë se “Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa”

A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata