Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi për të rrëzuar qeverinë Hoti, shkruan arbresh.info.
Në një konferencë për media, Rexhep Selimi u ka bërë thirrje edhe grupeve tjera parlamentarë të opozitës që të përkrahin mocionin e tyre.
Ai ka thënë se arsyeja kryesore e nisjes së këtij mocioni është katastrofa humanitare që e ka sjell në vend kjo qeveri.
“Nga sot grupi parlamentar i VV nis mbledhjen e nënshkrimit të mocionit ndaj qeverisë”, tha Rexhep Selimi.
“Ky mocioni është në dispozicion për tu mbështetët nga të gjithë ata deputetë që mendojnë që Kosova duhet ta ketë një qeveri legjitime dhe legale. Duhet ta ndalim këtë katastrofë humanitare”, tha ai./arbresh.info
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koal...