Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, po e centralizon sistemin shëndetësor përmes emërimesh politike në bordet mjekësore.
Kështu kanë pohuar në një konferencë për media, Jusuf Ulaj dhe Mirsad Shkreta nga Departamenti i Shëndetësisë në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton KTV.
Sipas Ulajt, ministri Rrahmani ka thyer ligjin duke emëruar anëtarë të ri të Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor, ndonëse bordi aktual ka mandat edhe një vit. Ndërsa Mirsad Shkreta, deklaroi se si i emëruar në prapaskenë nga Lutfi Haziri, ministri Imet Rrahmani, po bën emërime politike dhe nepotike regjionale, duke punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë kryesisht njerëz nga rajoni i Gjilanit, shumica miq dhe të njohur të Lutfi Hazirit, të vetë ministrit Rrahmani dhe kryekëshilltarit të tij.
Tutje, ai pohoi se pavarësisht këtyre denoncimeve, mospërfillja e tyre ka bërë që mentaliteti i mosndëshkueshmërisë të bëhet mentalitet qeverisës.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...