Një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan në 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.
Delegacioni i Lëvizjes VV-së të prirë nga deputetët Rexhep Selimi e Shemsi Syla dhe aktivistë e zyrtarë nga shumë qendra të Lëvizjes bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me rastin e 21 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që shprehte intensitetin më të lartë të vullnetit të popullit të Kosovës ishte shtysa vendimtare për çlirimin e vendit. Pa këtë vullnet dhe angazhim nuk do të kishte as ndihmë nga jashtë as çlirim të Kosovës. Egërsia e pushtetit kriminal të Serbisë u mposhtë nga vullneti i madh i popullit të Kosovës për t’u dekolonizuar. Strukturat kriminale krejtësisht të robotizuar u mposhtën nga ndjenja e thellë njerëzore për t’u çliruar dhe për të qenë i barabartë sikur gjithë popujt e tjerë”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime