Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës ku po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Prishtinës në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Aktivistët e VV-së mbanin në duar një parullë ku shkruante “Jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”, raporton Arbresh.info.
Arber Rexhaj deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë para mediave se ky aksion po zhvillohet pasi Oda Ekonomike e Kosovës po favorizon bizneset serbe duke qenë se nga 170 biznese sa po marrin pjesë në këtë panair, 70 prej tyre janë serbe e vetëm një nga Shqipëria.
“Ne Serbinë ende e kemi me karakter që po synon ta dëmtoj Kosovën si në aspektin e territorit po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar. Meqenëse këto marrëdhënie janë të tilla ne nuk do të duhej si shtet t’i jepnim kaq shumë favorizime Serbisë. Aty brenda janë 500 metra katrorë për bizneset e Serbisë dhe vetëm një nga Shqipëria. Aty është i shpalosur edhe flamuri serb dhe ne si shqiptarë kemi ende plagët e hapura me të zhdukurit tanë”, ka thënë Rexhaj.
Sipas tij, bizneset shqiptare nuk kanë qenë të informuara me kohë për panairin kështu që e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë.
Në fund të aksionit, aktivistët kanë vendosur parullën e tyre në rrethojat e ndërtesës ku po mbahet panairi./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1761560893908995/
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...