Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër rinumërimit total të votave, pasi një kërkesë e tillë erdhi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon kërkesat ligjore.
Sipas tij, mospërputhjet shihen ku janë, duke shtuar se ata që marrin më pak vota paraprihen të mos jenë të kënaqur.
Kurteshi ka thënë se nuk ka shenja për rinumërim të plotë, sepse sipas tij, një gjë e tillë do thoshte se ky proces zgjedhor ka qenë i kriminalizuar.
“Ne kemi tërhequr vërejte për kujdes, por pas rezultateve të bie poshtë atëherë i bie se tërë procesi ka qenë i kriminalizuar. Numrin më të vogël të rinumërimeve e ka VV-ja edhe pse i ka marrë më shumë se gjysmën e gjitha votave”, ka thënë ai.
Ndryshe, zyrtari i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ibrahim Selmanaj, ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit dhe ka shtuar se hetuesia duhet të merret me secilin komisioner që kuptohet se ka bërë dallavere.
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...