Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë Hoti për shkelje sipas tyre për ndryshim të Udhëzimit Administrativ në përzgjedhjen e shefit ekzekutiv të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Sipas tyre koalicioni i i qeverisë edhe me ndihmën e PDK-së, po bëhen gati për ti manipuluar zgjedhjet e ardhshme, raporton Arbresh.info.
Sami Kurteshi që është anëtari i VV-së, në KQZ, thotë se në zgjedhjen e kryeshefit u bënë shkelje të mëdha.
“Një shkelje që është në proces e sipër por ka ndodhur në Komisionin Qendror Zgjedhor Është fjala për Zgjedhjen e krye shefit ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së. Mënyrën e përzgjedhjes së kryshefit të KQZ-së. Ky proces ka filluar në fund të qershorit me hapje të konkursit për kryeshef ekzekutiv të KQZ-së dhe për shkak të gjendjes që kemi me pandeminë COVID-19 janë bërë zvarritje por që janë të arsyeshme. Ajo që ka qenë më e rëndësishmja është se në procesin e përzgjedhjes pas shpalljes së konkursit dhe pas dorëzimit të dokumenteve nga kandidatët dhe mbylljes së konkursit në KQZ për arsye krejtësisht politike për shkak se synimi kishte qenë që më parë të bëhet një përzgjedhje e tillë dhe është ndryshuar Udhëzimi Administrativ i vitit 2019. Caktimin e panelit brenda KQZ-së që bën përzgjedhjen edhe propozimin e kandidatit të përzgjedhur të KQZ-së. Këtu e kemi hapur një shkelje ligjore sepse është thyer parimi ligjor i sigurisë juridike. Askund nuk ndryshohen rregullat e lojës pasi të fillojë loja”, ka thënë Kurteshi.
VV akuzon koalicionin e qeverisë se ka zgjedhur kryeshefin e KQZ-së, me marrëveshje politike
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër