Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri për keqpërdorim të parasë publike.
Sipas një komunikate të kësaj partie të martën më 11.05 është planifikuar nënshkrimi i një kontrate në vlerë 67,972.00 euro, nga e cila do të përfitonte vëllai i drejtoreshës Suzana Muriqi.
VV-ja i ka bërë thirre Prokurorisë të hetojë këtë rast.
Postimi i plotë:
Edhe pse Prokuroria ditë më pare ka hapur rast nën pretendimin për keqpërdorim të parasë publike në Komunën e Pejës, Gazmend Muhaxheri po vazhdon avazin e njëjtë të abuzimit me pushtetin dhe paratë e qytetarëve.
Me 27.04.2021 kemi publikuar kontratën e dyshimtë në vlerë 216,089.00 euro për Besnik Muriqin, vëllain e drejtoreshës së kabinetit të tij, Suzana Muriqi.
Derisa rasti është duke u hetuar nga Prokuroria, sot me date 11.05.2021 është planifikuar nënshkrimi i një kontrate të re në vlerë 67,972.00 euro me të njëjtin person, vëllain e drejtoreshës. Në këtë projekt vëllau i drejtoreshës Suzana Muriqi, ka vendosur të bashkëpunoi me babain e inspektorit komunal Edison Maloku ose burrin e asamblistës së LDK-së, Drita Maloku, saktësisht me kompaninë “El-Ing” (pronar i së cilës është Xajë Maloku).
Këto dëshmi të faktuara, konflikti i pastër i interesit, mashtrimi publik i Gazmend Muhaxherit janë provat që duhet t’i shoh secili qytetarë i Komunës së Pejës. Njëkohësisht e inkurajojmë Prokurorinë e Pejës të filloj hetimet edhe për këtë rast të keqpërdorimit të parasë publike.


GAZMEND MUHAXHERI, SKANDALE TË REJA
Edhe pse Prokuroria ditë më pare ka hapur rast nën pretendimin për keqpërdorim të…
Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Pejë on Tuesday, May 11, 2021
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...