Sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, takuan në Prishtinë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në njoftimin e VV-së thuhet se në këtë takim u bisedua për rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit sa më të mirë e më të gjerë ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në të gjitha fushat: politike dhe ekonomike, institucionale dhe shoqërore.
“Në veçanti, u diskutua për dialogun më të ri me Serbinë, për çfarë kryetari Kurti theksoi që, në njërën anë, fjalimi i presidentit të Serbisë në Mitrovicë dëshmoi që e kaluara kriminale është aktuale, ndërkaq, në anën tjetër, Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Presidenti Thaçi për të siguruar mbështetje politike e publike e cila i mungon aq shumë”, thuhet në kumtesën e tyre.
Në këtë takim, thuhet tutje, Kurti e Bushati shprehën interesimin e ndërsjelltë për kontakte të vazhdueshme dhe takime të mëtutjeshme.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore