Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Këtë e ka bërë të ditur Bulliqi përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se, do t’i kushtojnë rëndësi procesit të zgjedhjeve të brendshme të LVV-së dhe do tu ofrojnë mundësi të rinjve.
Njoftimi i plotë:
Të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes, të nderuar qytetarë të Podujevës
Dua t’ju njoftoj se jam emëruar kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Emërimi im është bërë nga kryesia dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Albin Kurti, ku edhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për besimin dhe përgjegjësinë që ma kanë deleguar.
Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës.
Procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes do t’i kushtojmë rëndësi duke ju ofruar mundësi e hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara.
Na priftë e mbara./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...