Lëvizja Vetëvendosje thotë se në takimin me emisarin e BE’së, Miroslav Laçakun, nuk ka qenë temë Asociacioni. Ndryshe prej LVV’së, Lajçak tha dje se në krejt takimet me liderë politikë në Kosovë është pajtuar për Asociacion.
Zëdhënësi i LVV’së, Përparim Kryeziu, thotë se në takimin e Lajçakut me krerët e kësaj partie, nuk është përmendur Asociacioni i komunave serbe, shkruan Arbresh.info.
Sipas Kryeziut, kjo temë nuk u hodh në tavolinën e zyrës së Vetëvendosjes, sepse Lajçak, tashmë e di qëndrimin e partisë së Kurtit për Asociacionin.
Postimi i plotë i zëdhënësit të LVV’së:
Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës
Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.
Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...