Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është pritur nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin lamtumirës.
Sipas kryetarit të kësaj lëvizje Visar Ymeri, ata biseduan për situatën politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ymeri thotë se i ka shprehur Zhbogar qëndrimin e kësaj lëvizje për kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi si dhe qëndrimet e tyre kundërshtuese për praktikën siç thotë ai kriminale të regjimit.
“Zhbogar u njoftua edhe një herë me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me çështjen e demarkacionit, dhe futjen e kësaj çështjeje si kriter për liberalizimin e vizave. Po ashtu shprehëm kundërshtimin tonë ndaj praktikës kriminale të regjimit aktual dhe domosdonë e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë”, ka shkruar Ymeri në Facebook./
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...