Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit. Kryetari i VV Albin Kurti tha se demarkacioni po shitet si çmim për liberalizimin e vizave.
Ai tha se kjo nguti, është nguti e Thaçit dhe Haradinajt pasi liberalizimi nuk do të vije as këtë javë as javën tjetër as stinën tjetër, transmeton kp.
Kurti theksoi se këta nuk e kanë për qytetarët por për karriget e tyre që po u lëkunden. Sipas tij nuk është vetëm demarkacioni por edhe lufta ndaj krimit e korrupsionit me vendime të prera. Kurti tha se meqë janë dy kritere, ai për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe ai për demarkacionin atëherë le të merren me luftë kundër korrupsionit e le të lënë kohë për diskutime me Malin e Zi për demarkacionin.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca tha se kjo që po ndodh për demarkacionin nuk është gjë tjetër pos strategji dalëse për ndryshimin e qëndrimit të tij ndaj demarkacionit.
Sipas tij kjo aneks marrëveshje nuk është gjë tjetër pos për përdorim të brendshëm.
Konjufca tha se VV nuk do të përkrah në asnjë formë këtë marrëveshje dhe do t’i përdor të gjitha mjetet nga votimi kundër deri të pamundësimi i kuorumit.
“Ramush Haradinaj po shërben si mburojë për krimet që kanë bërë Hashim Thaçi e Kadri Veseli me territor”, tha Konjufca.
Sipas tij nuk ka ndryshuar komisioni Meha, por AAK e Nisma. Madje Konjufca tha se i vetmi që po mbetet pa fytyrë është Haradinaj ndërsa po ngadhënjen Murat Meha.
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...
Inteligjenca gjermane hetoi dronët misterioz, gjurmët i dërg...
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...