Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se urdhërarresti i lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj deputetit të saj, Albin Kurti dëshmon edhe njëherë kapjen e Gjykatave.
Shkodran Hoti, zëdhënës i Vetëvendosjes ka thënë për Arbresh.info se në njërën anë ka fletëarrest për Kurtin e në anën tjetër ka gjoba siç ka thënë qesharake për dëshmitarët që kanë munguar në seancë.
Sipas tij, gjykatat duhet t’i përndjekin strukturat paralele serbe që janë shumë aktive në vend të deputetëve të Kosovës.
“Ky është një veprim politik që dëshmon që gjykatat në Kosovë janë të kapura për shkak se në njërën anë kemi urdhër arrest në anën tjetër kemi gjoba qersharake për dëshmitarët që kanë munguar në seanca gjyqësore dhe përderisa nuk kemi përndjekje të strukturave paralele serbe, pjesëtarëve të tyre që vazhdimisht janë aktiv, kemi përndjekje të aktivistëe politikë dhe të deputetëve që kanë mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti.
Urdhërarresti ndaj Kurti është lëshuar për shkak se ai ka munguar edhe në seanca që janë mbajtur kundër deputetëve të VV-së me rastin e hedhjes së gazlotsjellësit në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...